Një portal për të përshpejtuar proçedurat, Policia Vendore e Monopolit në Itali, bëhet e “zgjuar”

www.autorizzo.com, një portal për të përshpejtuar praktikat në lidhje me përdorimin e përkohshëm të hapësirave publike dhe kufizimet e trafikut rrugor.  “Policia Lokale e Monopolit, në këtë mënyrë bëhet e “zgjuar”, shpjegon komandanti Michele Cassano.  Një risi kjo që është arritur fal përfundimit të një projekti, i cili do të na lejojë që të  modernizojmë të gjithë vepimtarinë dhe ti bëjmë palët e interesuara në marrin pjesë në proçese inovative, falë të cilit do të jemi në gjendje të vlerësojmë performancën organizative të Policisë Vendore, dhe të kontribojmë në përmisimin e shërbimit të ofruar për qytetarët”, tha ai.

Përveç dixhitalizimit dhe thjeshtëzimit të proçedurës me rezultate pozitive mbi shpejtësinë e kohës që lidhet me çështjet e autorizimeve, falë platformës inovative, do të jetë e mundur që në kontenksin e legjislacionit aktual të menaxhimit të performancës, të matet në kohë reale veprimtaria e administratës publike, falë mbështejes së qytetarëve dhe palëve të interesuara që do të ofrohen, në përdorimin e portalit. Ky portal do të sjelë reagimet specifike të qytetarëve,  në lidhje me shkallën e kënaqësisë së veprimeve të kryera nga njësia vendore.

“Koha e pritjes dhe plotësimit të letrave pa fund ka mbaruar, tani ja lë vendin botës së klikimeve, shpjegon Cassano nga komanda e policisë. Për më tepër që do të jetë e mundur që administata të vlerësojë punën e personave përgjegjës, në mënyrë që veprimet administative të shfrytëzohen sipas parametrave të domosdoshëm dhe të thjeshtëzuar, për të kuruar të ashtëquajturën hipertrofi bukokratike”, tha ai.

Author: admin