25 qershori, njihet si dita e Detarëve. Në këtë ditë u kushtohet vëmendje të gjthë atyre që përballen me vështirësitë e punës në det. Ditën e Detarëve e ka kujtuar sot Autoriteti Portual në Durrës, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit dhe mirënjohje për të gjjthë punonjësit e sektoritë të detarisë”, shkruan APD, në një postim të shpërndarë sot në rrjetin zyrtar “FaceBook”
Postimi i plotë i APD-së
Sot është “Dita e Detarëve”, është dita për t’u ndalur e për t’i falenderuar për sakrificat në ditë të mira dhe të keqija! Ata që i përkushtojnë jetën një pune fizikisht dhe mendërisht sfiduese, e cila ju imponon vetminë dhe distancimin nga pjesa tjetër e botës. Kanë qëndruar në vijën e parë për të mundësuar vijimësinë e transportit të mallrave të rëndësisë jetësore, duke transportuar ushqime,ilaçe dhe produkte për personelin shëndetësor. Detarë janë heronjtë e paduartrokitur në luftën kundër Covid-19! Faleminderit dhe mirënjohje për të gjjthë punonjësit e sektoritë të detarisë 🙌🏻 #Maritime🇦🇱⚓️🚢 #SeafarersAreKeyWorkers International Maritime Organization – IMO