Kosova mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur drejt Kalimashit, një grup nga FSK –ja që do të ndihmojnë në shuarjen e flakëve.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se kontingjenti i FSK-së është nisur sonte drejt zonave të rrezikuara në Shqipëri, pasi po përballen me zjarre dhe autoritetet atje kanë kërkuar ndihmë.
“Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.
Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ministri në facebook