Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Avdullah Hoti, para qytetarëve në Suharekë, deklaroi se nuk do t’i japin shansin Vetëvendosjes që të udhëheqin.
Hoti tha se në ditën e zgjedhjeve ata kanë dy opsione, “Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e keni opsionin tjetër që janë grupacioni ma heterogjen i mundshëm që nuk përfaqësojnë asgjë nuk e përfaqësojnë shpirtin evropian civilizues të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.
“Ne kemi gabuar në fillim të vitit të kaluar i kemi shti edhe në qeveri edhe pas 52 dite u desh me i nxjerr prej qeverisë, sepse filluan të bëjnë dëme për këtë shtet. Ju garantojë që kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione asnjëherë, asnjëherë”, shtoi tutje