Yjet paralajmërojnë stuhi në fushën e ndjenjave, ja ç’do të ndodhë me të gjitha gjatë datave 13-19 nëntor

DASHI

Duke qenë se Mërkuri aktualisht ndikon në sektorin tuaj të dashurisë, mund të ketë disa surpriza për jetën tuaj në çift. Nëse lidhja juaj është e fortë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Falë ndikimit të tij do të mund të bëni projekte të reja, të cilat do të ndryshojnë rutinën tuaj. Por nëse nuk arrini ta gjeni gjuhën me njëri-tjetrin, marrëdhënia juaj e dashurisë rrezikon të kalojë në krizë. Beqarët e shenjës, të ndikuar nga planeti Venus, do të përjetojnë ndjenja të forta. Nuk do të jetë medoemos një lidhje e fortë dhe afatgjatë, por do të jetë gjithsesi shumë e këndshme.

DEMI 

Venusi i kthyer në pozicion të favorshëm do të ndikojë në forcimin e marrëdhënies në çift, veçanërisht për ata që kanë kaluar periudha shumë të vështira. Në zemrën tuaj do të vijë pranvera. Do të keni edhe shumë projekte të bukura, ndoshta ende të paqarta, por do t’i realizoni me të dashurin tuaj, gjë që do t’ju afrojë më shumë me njëri-tjetrin. Beqaret do të përballen me ndikimin e Neptunit. Horoskopi ju këshillon të mos keni shumë iluzione: rrezikoni të zbukuroni realitetin dhe t’i atribuoni cilësi të larta një personi më se të zakonshëm.

BINJAKËT 

Ndikimi i Plutonit në sektorin e dashurisë tregon se partneri juaj do të jetë më joshës se kurrë dhe se këtë javë do të përjetoni një histori pasionante. Nëse ky nuk është rasti juaj, rrini të qetë, sepse është vetëm një fazë kalimtare. Beqarët e shenjës janë të mirëpritur në një botë ku gjithçka është e mundur, sepse Urani jo vetëm që do t’ju bëjë të çmendeni pas një të panjohuri me sy të mëdhenj të kaltër, por gjithashtu mund t’ju bëjë të dëshironi ta ndiqni atë deri në fund të botës.

GAFORRJA 

Për shumicën prej jush, jeta bashkëshortore do të shkojë mirë. Në këtë periudhë do të kujdeseni për veten dhe do të lini partnerin dhe familjen tuaj të kujdeset për ju. Nuk do të ketë debate të stuhishme dhe as dhembje koke. Mos e ushqeni veten me shqetësime të pabaza: ato mund t’ju bëjnë të ndiheni më të dobët psikologjikisht. Nëse jeni beqar, mos nxirrni përfundime të nxituara për një lidhje emocionale të kohëve të fundit. Lëreni kohën të zbulojë qëllimet dhe karakterin e vërtetë të personit në fjalë. Besojuni veprave, jo fjalëve.

LUANI 

Vështirë se do të keni kohë për dashurinë këtë javë, pasi do të jeni të zënë duke u marrë me karrierën apo me financat tuaja. Në çdo rast, asnjë planet nuk do të ndikojë në këtë sektor të jetës suaj. Nëse jeni të martuar, do t’i përkushtoheni mbi të gjitha familjes, ndoshta duke anashkaluar jetën tuaj sentimentale, e cila këtë herë do të jetë pa probleme të mëdha. Komunikimi do të reduktohet në minimum. Nëse po përpiqeni të joshni dikë, është më mirë të hiqni dorë nga plani juaj, përndryshe do të pësoni një zhgënjim të hidhur.

VIRGJËRESHA 

Yjet do t’ju ndihmojnë në aspektin e dashurisë. Së pari do të jetë Jupiteri, prania e të cilit do t’ju bëjë më karizmatikë dhe joshës. Më pas Plutoni do t’ju vijë në ndihmë, duke sjellë një klimë romantike dhe pasionante. Nëse tashmë e keni takuar shpirtin tuaj binjak, kjo është një javë e favorshme për projekte në çift. Beqarët duhet të jenë të sigurt se nuk do të qëndrojnë vetëm për shumë kohë, prania e Venusit mund të ndikojë që të dashurohen në vendin e punës.

PESHORJA 

Të martuarit do përjetojnë momente pasioni që do të kalojnë deri në delir dashuror. Edhe beqarët do të arrijnë të gjejnë një nivel psikik, shpirtëror ose artistik dhe një mirëkuptim të jashtëzakonshëm me të tjerët. Beqarë, këtë herë yjet do të favorizojnë edhe flirtet dhe dashuritë me shikim të parë. Mjafton të thuhet se nuk do të mungojë kënaqësia. Por kujdes të mos tregoheni lakmitarë, të jeni më shumë të interesuar për sasinë sesa për cilësinë, sepse kështu rrezikoni të lodhni pretendentët tuaj. Mos harroni, gjella me kripë e kripa me karar.

AKREPI 

Do të ndieni nevojën t’ia besoni qëllimet tuaja personit me të cilin ndani jetën. I zgjedhuri i zemrës suaj duhet të zotërojë cilësitë e nevojshme intelektuale, që ta ketë më të lehtë të kuptojë qëndrimet dhe dëshirat tuaja. Ai gjithashtu duhet të dijë t’jua shfaqë dashurinë përmes demonstrimeve të përzemërta. Beqarë, gëzohuni. Marsi i vendosur në pozicion të favorshëm do t’ju ndihmojë të përjetoni marrëdhënie dashurie pasionante dhe emocionuese, pa u ndier të shtrënguar.

SHIGJETARI 

Ndjenjat tuaja do të jenë të thella, por nuk do të jeni në gjendje t’i shprehni dhe kjo do ta dëshpërojë shumë partnerin tuaj. Tendenca për t’u tërhequr në vetvete do ta shqetësojë shumë personin tjetër, i cili ndoshta do të përpiqet t’ju bëjë të reagoni duke ju ngjallur xhelozi. Shumë beqarë të shenjës do të vazhdojnë të ëndërrojnë për një dashuri përrallash, një martesë ëndrrash dhe plot ndjenjë. Nëse dëshironi që këto të realizohen, fillimisht duhet të gjeni partnerin e ëndrrave tuaja.

BRICJAPI 

Me këtë konfigurim të Marsit, marrëdhënia juaj e dashurisë rrezikon të kalojë një fazë turbulence. Do t’ju duhet të përballeni me luhatjet e humorit të të gjithëve dhe pikëpamjet e ndryshme të atyre që do t’ju kundërshtojnë në tema të caktuara. Për shpirtrat e vetmuar, mundësitë për takime mund të shfaqen, por asgjë nuk thotë se do të dëshironi t’i shfrytëzoni ato. Ata ndoshta nuk do të jenë aq të rëndësishëm për ju sa për t’ju detyruar të ndryshoni planet tuaja. Do t’ju pëlqejë të ndiheni të joshur deri diku, por asgjë shumë konkrete. Prioritetet tuaja do të jenë të ndryshme me ato të personit tjetër.

UJORI 

Yjet paralajmërojnë për stuhi në sektorin e dashurisë. Çiftet që kanë probleme do të përjetojnë vështirësi të mëdha. Dielli në aspekt negativ do të ndikojë që të bëni debate të pafundme, aq sa të arrijë puna deri në zënkë. Edhe për çiftet e tjera java do të jetë e karakterizuar nga debate dhe sqarime. Së fundmi, beqarët ndoshta do të përfitojnë nga situata e tensionuar për të ndezur zjarrin e pasionit.

PESHQIT 

Në nivel emocional, planeti Venus do të nxjerrë në pah ndjenjat e dashurisë dhe do t’ju bëjë të hapur për aventura ose takime të reja. Kjo mund të krijojë probleme për Peshqit që tashmë kanë një lidhje. Në mënyrë paradoksale, Venusi do të nxjerrë në pah dëshirën tuaj për të pasur fëmijë, por edhe për t’i edukuar, për t’u transmetuar njohuri, për t’i përgatitur me kujdes për jetën.

Author: horoscope