Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Veriu i Afrikës.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës dy ballë.
Temperaturat pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 23/35 Diell
Kukës 21/34 Diell re
Lezhë 23/35 Diell
Dibër 19/34 Diell re
Durrës 20/36 Diell
Tiranë 25/38 Diell
Elbasan 22/39 Diell
Berat 20/39 Diell
Vlorë 25/36 Diell re
Korçë 19/32 Diell re
Gjirokastër 19/39 Diell
Sarandë 18/32 Diell.