“Rikthehet Limaj në superformë dhe ju debutoni me fitore te Kukësi…
Unë jam i qeshur për faktin se skuadra fitoi, por nuk duhet të mbetemi këtu. Limajn e kam ndjekur edhe më përpara dhe është një futbollist me cilësi. Sot kishim problem nga krahët dhe menduam që të vendosim përpara një lojtar si Limaj, për të dhënë pasin e fundit dhe për të shtyrë para. Mua më pëlqen mënyra se si luan. Klubi ka pretendimet për Limajn dhe unë ato të miat, ashtu si edhe ai ka pretendimet e tij karshi klubit. Ai e ka të qartë që mund të arrijë ato që do, duke luajtur mirë në fushën e lojës.
Sot kishit ndryshuar edhe rreshtimin e skuadrës…
E para, unë kam strategjinë time për ndërtimin e një skuadre. Kukësi i ka lojtarët cilësorë, ka pasur probleme, nuk është për fajin e trajnerit që ishte para meje, të cilin e kam shumë mik. Kjo mënyrë e vendosjes më pëlqen shumë. Lojtarët e mesfushës duhet të shfrytëzohen me mirë për ekipin. Të vazhdojmë kështu, por nuk do të thotë se fituam ndeshjen sot dhe të harrohen problemet e së kaluarës. Duhet të përmirësohemi nga java në javë. Kështu më pëlqen ta vendos skuadrën, nëse do kem lojtarë më të shpejtë nga krahët mund të ndryshoj.
Tani që e njihni më mirë skuadrën, a mendoni se mund të pretendoni për titullin?
As klubi nuk a kërkuar dhe as unë nuk kam luajtur mendsh. Kemi një Vllazni 13 pikë përpara. Unë e krahasoj me veten time kur isha te Skënderbeu dhe isha 9, 10, 13 pikë nuk mund të më arrinin. Mirë, Vllaznia gabon, pse ne nuk do gabojmë?! E kemi parë edhe Skënderbeun çfarë ka bërë para kësaj ndeshje, i ka marrë shumë pikë kundërshtarëve tonë. Unë kam ardhur edhe me Tiranën dy herë këtu dhe jam mundur, nuk i ngatërroj gjërat.