Të qenit i infektuar me virusin që shkakton Covid-19, nuk është një mburojë e padepërtueshme kundër ri-infektimit, paralajmëron një studim i ri. Ai vëzhgoi gati 3.250 rekrutëve të rinj marinsa amerikanë, midis majit dhe tetorit 2020.
Prej tyre, 189 kishin rezultuar më parë pozitivë ndaj virusit SAR-CoV-2. Gjatë studimit 6 -javor, 10 për qind e atyre që kishin rezultuar pozitiv u ri-infektuan. “Vetëm sepse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm, nuk do të thotë se keni shpëtuar”- thotë autori i studimit, Stjuart Silfon, profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai në Nju Jork, që e kreu studimin në bashkëpunim me Naval Medical Research Center.
Pra 19 nga 189 rekrutë që ishin prekur më parë nga Covid-19, rezultuan pozitivë për një infeksion të dytë gjatë studimit. Studiuesit thanë se infeksionet e para dhe të dyta,përfshinin të njëjtin tip të virusit SARS-CoV-2, dhe asnjë prej tyre nuk kishte llojet e reja, më të transmetueshme të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut apo Brazilit, që kanë shkaktuaralarm gjatë javës së fundit.
Të gjithë ata që rezultuan pozitivë gjatë studimit kishin simptoma “të lehta” tha dr Silfon. Asnjë prej tyre nuk u shtrua në spital. Por rreziku i simptomave dhe kohëzgjatja e infeksionit ishin të njëjtat, pavarësisht nga historia e mëparshme e prekjes nga Covid-19.
“Dallimi i vetëm ishte se sasia e virusit në testet tona të tamponit, ishte pak më e ulët tekmarinsat që kishin fituar antitrupa nga prekja e mëhershme, theksoi më tej studiuesi.Ndërkohë marinsat e ri-infektuar, kishin nivele më të ulëta të antitrupave nga periudha e tyre fillestare, krahasuar me marinsat që nuk u infektuan përsëri. Lajmi i mirë:Pasja e antitrupave pas infektimit ju mbron nga ri-infektimi. Lajmi i keq:Edhe nëse jeni prekur më herët nga Covid-19, ekziston rreziku që të prekeni sërish.
“Kjo mund të mos u shkaktojë probleme pacientëve të rinj, që në studimin tonë janë kryesisht simptomatikë. Por kjo nënkupton se ekziston rreziku që ata më pas t’ia transmetojë virusin personave më të rrezikuar”– thotë ai. Kjo do të thotë që mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe vaksinimi do të jenë ende shumë të rëndësishme, pavarësisht nga historia e mëparshme e infeksionit. / MedicalXpress