Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
SPAK ka kërkuar dy vite burg për ish-kryeprokurorin Llalla.
Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i mbeten 1.4 vite burg dhe pesë vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.
Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.