Sot do të mbahet seanca e radhës në çështjen gjyqësore ndaj ish anëtarëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kjo është seanca e tretë që prej arrestimit të tyre.
Zyra e Prokurorit të Specializuar iu kërkoi gjyqtarëve që fillimi i gjykimit ndaj të katërve të jetë në shtator.
“Koha e përcaktuar u jep shumë muaj për përgatitje mbrojtjes për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në shkresën e zyrës së prokurorit të specializuar drejtuar gjykatës.
Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë akuzohen për krime që janë kryer në disa vende në Kosovë si dhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore.