Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arrestuar sot pasi është kapur nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në njoftimin për median policia sqaron se Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool. Ndërkohë njofton se materialet hetimore për këtë cështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Por ajo që është ironike në këtë histori është se jo më larg se Sot Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publike listen e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit . I arrestuari në gjendje të dehur Sokol Skura renditet i pesti në listën e LSI për qarkun e Elbasanit, ndërsa kryesimin e ka vetë Monika Kryemadhi.
Kjo nuk është hera e parë që 42 vjecari i jep mjetit në gjendje të dehur. Edhe më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur për vdekje me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.
Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.
Njoftimi i policisë:
Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.