Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakëta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-10 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 2/18 Diell
Kukës 2/13 Diell re
Lezhë 2/19 Diell
Dibër 1/13 Diell re
Durrës 5/19 Diell
Tiranë 5/20 Diell
Elbasan 5/21 Diell
Berat 2/22 Diell
Vlorë 5/21 Diell
Korçë 1/12 Diell re
Gjirokastër 2/20 Diell
Sarandë 8/22 Diell.