Tiranë, 11 Gusht 2021: Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, njoftoi sot vendosjen e avionit të 6-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA), duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Liverpulit (Mbretëria e Bashkuar), Madridit (Spanjë), Billundit (Danimarkë) dhe Oslo Sandefjord Torp (Norvegji), si edhe shtimin e frekuencave të destinacioneve ekzistuese të linjës ajrore: Ankona, Verona, Luton, Bruksel, Paris, Berlin, Hamburg, Memingem.
Flota e Wizz Air me 6 avionë dhe me 4 destinacione shtesë duke filluar nga muaji Dhjetor 2021 do të vazhdojë të operojë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Wizz Air e lidh tashmë Tiranën me 34 destinacione të Europës.
“Vendosja e avionit të 6-të të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe njoftimi për fillimin nga TIA të katër destinacioneve të reja në të gjithë Europën, për ne do të thotë besim, siguri dhe shërbim i mirë i ofruar nga aeroporti për Wizz Air, dhe jo vetëm. Ne kemi plane të mëdha për këtë aeroport përsa i përket shtrirjes, shërbimeve të reja dhe linjave ajrore të reja. Shqiptarët meritojnë lirinë e lëvizjes dhe mundësi zgjedhjeje për të udhëtuar. Ky është qëllimi ynë dhe do të mbetet gjithmonë i tillë” u shpreh Z. Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group.
Robert Carey, President i Wizz Air Group tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air në Shqipëri duke shtuar avionin e gjashtë në bazën tonë në Tiranë. Me këtë njoftim ne po shtojmë katër destinacione të reja emocionuese nga Tirana drejt Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar, Madridit në Spanjë, Billundit në Danimarkë dhe Oslo Sandefjord Torp në Norvegji. Ne jemi të bindur se tarifat ultra të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i destinacioneve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm edhe për më shumë pasagjerë. Avionët tanë modernë, si dhe masat tona të shtuara mbrojtëse, do të sigurojnë kushtet më të mira të mundshme shëndetësore për udhëtarët ndërsa operojmë me gjurmën më të ulët mjedisore. Ne mezi presim të mirëpresim udhëtarët në bord me një shërbim të shkëlqyeshëm.”
Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë në vitin 2020, duke vendosur 3 avionë, dhe më 11 Mars 2021 solli avionin e katërt dhe më pas avionin e pestë, edhe pse në kushte kufizuese të udhëtimeve për shkak të pandemisë. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të vitit 2017 nga Budapesti.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po arrin një numër të madh pasagjerësh dhe rritja po vazhdon edhe në kohët e vështira të pandemisë. Nga Janari 2021 deri në Korrik 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është 1,177,963 dhe numri i Lëvizjes së Trafikut Ajror (ATM) është 5,779. Në korrik, numri i pasagjerëve arriti numrin më të lartë në krahasim me vitin 2019, një vit para kufizimeve të udhëtimit për shkak të COVID-19, duke shënuar 422,483 pasagjerë në TIA, ose një rritje prej 10 përqind më shumë në krahasim me muajin Korrik 2019.
Ditë të mira na presin.