Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kinë, duke e çuar në 51 numrin e personave që humbën jetën, ndërsa reshjet vijojnë të përmbytin zonat e banuara dhe rrugët.
Autoritetet në Zhengzhou, kryeqendra provinciale deklaruan se shirat e rrëmbyeshëm që ranë këtë javë në provincën Henan detyruan evakuimin e më shumë se 395,000 njerëzve dhe shkaktuan dëme prej më shumë se 65,5 miliardë juan (rreth 10 miliardë dollarë ose 8,5 miliardë euro).
Në metropolin prej 10 milion banorësh, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të mundur largimin e ujit në rrugë me anë të pompave.
Reshjet e mëdha të shiut tashmë janë përqendruar në veri të krahinës, duke kanë shkaktuar përmbytje katastrofike.