Paraditja në territorin shqiptar paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin rèshje të pakta e të izòluara. Por mesdita dhe pasditja sjellin rèshje me intènsitet mesatar në të gjithë vendin ku në veriperëndim dhe juglindje herë pas here do të jenë në formë rrèbeshi. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pasdite me shpejtësi 50km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.