
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto të ndryshimit të Poliklinikës së Krujës në 7 vite.
Rama shkruan se ka edne akoma shumë për të ndryshuar më tej, ndaj kjo është edhe arsyeja pse kërkon mandatin e tretë qeverisës.
Sipas tij askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç Partisë Socialiste, pasi kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh.
“Ja si ishte edhe Poliklinika e Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet”!
Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke”, shkruan Rama krah fotove. TPZ..al