Në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se qeveria e Ramës nuk e mori parasysh planin me 5 pika të propozuar prej PD-së me qëllim përballimin e krizës së pandemisë së Covid.
Kreu i PD-së e akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka asnjë përgjegjësi e zgjedh të bredhë me cirkun shëtitës për të ndarë nëpër qytete një grusht vaksinash. Ai tha se pas 25 prillit situata do ndryshojë. Shqipëria do ketë nivelin më të lartë të testimeve në rajon
“Kryeministri s’mund të bredhë me cirkun shëtitës duke ndarë një grusht vaksinash, duke harxhuar kështu më shumë paratë e taksapaguesve shqiptarë, para që duhet të kishin shkuar për të mbështetur mjekët, për të rimbursuar pacientët që po kurohen në shtëpitë e tyre. Jemi në një gjendje ku vdekjet janë në numra rekord, të marra këto nga statistikat e tyre. Cili prej jush nuk është në dijeni të kësaj situate? Demagogji ka, ndihmë për njerëzit nuk ka.
Ne kërkuam spitalet covid rajonale. Para dy ditësh u gjenda me një mjek kirurg vaskular që kishte marrë rrugën nga Gjermania kishte ardhur drejt babait të tij të konstatuar me Covid në Vlorë. E kishin mbajtur 2 ditë në Vlorë dhe i kishin thënë s’kemi c’të bëjmë këtu, nuk kemi aparatura. E kishin nisur në Tiranë dhe kishte përfunduar në një qendër që deri para një viti ishte përdorur për kirurgji plastike. Pse? Se nuk u morën masa. Çfarë masash merr? Si kujdesesh për mjekë e infermierë, si kujdesesh për të sëmurët? Si i rimburson të sëmurët?
Një kryeministër normal i përgjigjet këtyre pyetjeve. Një kryeministër normal për t’i ikur këtyre pyetjeve ikën çdo ditë me cirkun shëtitës. Kjo është një çështje për jetë a vdekje, kjo situatë po rrënon financat personale të shqiptarëve dhe ekonominë. Pas 2 muajsh shqiptarët do vendosin. Dy muaj është një kohë e gjatë për mua si prind, si bir prindërish, si qytetar dhe pastaj si kryetar i PD, e më pas kandidat për kryeministër.
Ndaj ju kam thirrur sot që të përsërisim qëndrimet botërisht të njohura për trajtimin e kësaj krize. E para mbeten: Testimet. Se ato do na tregonin ku është infeksioni nëse do bëheshin të paktën si në vendet kufirate. Nëse Berati, ku ka shkuar për cirkun e radhës rezulton problematik do merrja masa Nëse një x industri rrezikon, do ta mbyllja dhe rimbursoja.
Jo e gjithë Shqipëria të kthehej në një spital gjigand. Mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd e njerëzit e tu. Jo të vraposh ta bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë dhe ta bësh i fundit. Pas 25 prillit nivelin më të lartë të testimeve në rajon. Qeveria e ka mendjen tek njerëzit, jo tek shëndeti i vetë e xhepat e saj. Testim, gjurmim, izolim. Armatosja e personelit shëndetësor të braktisur. Ai del e bën cirk kurse mjekët e qytetarët kacafytën për shkak se i ka lënë në mëshirë të fatit”,- tha Basha Tpz.al