Protestat kundër masave të COVID, padi penale ndaj Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Të enjten Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj u mor në pyetje në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për shkak të padisë penale kundër tij lidhur me protestat e 25 shkurtit në Tuz të Malësisë.

Pas bisedës zoti Gjeloshaj tha para gazetarëve se ndjehet i ofenduar nga padia kundër tij, por siç u shpreh ai “respektoi institucionet dhe me qetësi pret vendimin për këtë çështje”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Zoti Gjeloshaj këmbënguli në qëndrimin e tij se atë ditë kishte mbrojtur Kushtetutën dhe si kryetar i komunës e ka detyrim të mbrojë ekonominë e vendit.

“I qëndroj mendimit se ky ishte një vendim politik dhe se fjala ishte për një qasje diskriminuese. Kjo u konfirmua pas 48 orësh, kur masat ndaj pandemisë për Komunën e Tuzit u ndryshuan”, tha zoti Gjeloshaj.

Prokuroria Themelore në Podgoricë ka njoftuar se kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj po hetohet lidhur me deklaratën e tij në protestat e 25 shkurtit ku konfirmohet “ekzistimi i bazës së dyshimit se është kryer vepra penale e thirrjes për rezistencë”. Po ashtu padi penale është ngritur edhe ndaj dy zyrtarëve tjerë të Komunës së Tuzit.

Qytetarët e Tuzit me shumicë shqiptare, me 25 shkurt bllokuan aksin rrugor Podgoricë-Tuz, në shenjë proteste ndaj masave kundër pandemisë.

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj urdhëroi të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara të Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë. Ky veprim i zyrtarëve vendor ka sjellë reagime të ndryshme në opinionin e Malit të Zi.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin