Policia ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me të atin.
23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.
Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndodhej në të njëjtën makinë, raporton “Panorama”.
Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit, ku u ndaluan nga policia për kontroll. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksionin në fjalë.