Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” u diskutua mbi situatën e pandemisë në vend, si dhe shifrat e larta të rasteve të reja dhe të vdekjeve.
Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje me “Skype” tha se është ënde herët për të folur për efikasitetin e vaksinës.
Sipas tij që të ndihet ky efikasitet, të paktën duhet të vaksinohen 60% e popullatës. I pyetur se çfarë sinjali do të kemi për të kuptuar se jemi drejt fundit të pandemisë, Pipero tha se ka disa indikatorë, ku sipas tij, me i rëndësishëm është rënia e të shtruarve në spitale.
Pyetje: Efekti i vaksinës?
Pëllumb Pipero: Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës kam kaluar më lehtë. Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vakinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë. Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë. Shpresojmë që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i Marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve.
Pyetje: Sinjali që mund të jemi drejt rënies së pandemisë?
Pëllumb Pipero: Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuar dhe numri i rasteve të reja të shtruar në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital. news boomb