Flitet dhe shkruhen shumë për marrëdhëniet në çift. Por cilat janë mitet dhe cili është realiteti i marrëdhënieve në çift?
1. Duhet të ketë pasion, që në fillim të njohjes
Jo të gjitha marrëdhëniet fillojnë me dashuri me shikim të parë. Prandaj, ia vlen t’i kushtoni vëmendje jo vetëm pasionit dhe shkëndijave, por edhe ndjenjës së sigurisë dhe rehatisë që ndjeni (ose jo) pranë një personi.
2. Një çift i lumtur ka interesa të përbashkëta
Është mit ajo që thuhet, se personat me interesa të përbashkëta përputhen si çift. Përkundrazi një përpuethshmëri e tillë, mund t’ju çojë në krijimin e një miqësie dhe jo të një marrëdhënieje romantike.
. Çiftet e lumtura nuk zihen kurrë
Njerëzit që nuk zihen thjesht nuk kanë interes për njëri – tjetrin. Çiftet që nuk debatojnë, zakonisht janë në rrugën e tyre për ndarje. Kjo nuk do të thotë se gjuha e ndyrë, ose abuzimi janë në rregull, por grindjet e vogla nuk duhet t’ju shqetësojnë.
4. Partnerët e lumtur adhurojnë të afërmit dhe miqtë e njëri-tjetrit
Mos prisni që partneri juaj të dojë pa kushte familjen dhe miqtë tuaj. Ju gjithashtu nuk keni pse të jeni adhurues i familjes së partnerit tuaj. Ju zgjidhni vetëm njëri-tjetrin për marrëdhënien.
5. Çiftet e lumtura janë gjithmonë bashkë
Herët ose vonë, çdo person dëshiron të kalojë pak kohë vetëm. Pushime nga detyrat familjare janë të nevojshme. Kjo nuk do të thotë që ju keni ndaluar së dashuruari partnerin tuaj, përkundrazi, kjo ndihmon në ruajtjen e ndjenjave./brightside