Pas këtyre dy ditë pa reshje, pritet sërish një përkeqësim të kushteve meteorologjike në vend. Dita e premte do të rikthejë përsëri reshjet në vend, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, por intensitet mesatar do të kenë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, Lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të dielën).
Dita e diel do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenj (Drini, Buna).
Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e borës. Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave.