Përfitimet nga farat e lulediellit

Konsumimi i farave të lulediellit mund të jetë një nga shprehitë më të mira që keni. Ekspertët kanë zbuluar përfitimet e ndryshme që këto fara kanë për shëndetin.

Visit Instagram Profile ➤

Dietologia Stefani Sassos, kohëve të fundit ka treguar përfitimet befasuese të konsumimit të farave të lulediellit. Sipas saj, përveç përfitimeve të tyre shëndetësore, farat e lulediellit janë gjithashtu një alternativë e mirë për ata, që nuk mund të konsumojnë kikirikë apo arra për shkak të alergjive.

Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, duke përmirësuar kështu shëndetin e syve. Ato gjithashtu janë të pasura me yndyrna të mira për organizmin, duke promovuar shëndetin e zemrës.

Një efekt tejtër pozitiv i tyre në organizëm është edhe forimimi i muskujve. Në bazë të studimeve rezulton se këto fara janë 20% me proteinë, kështu që mbështesin krijimin dhe zhvillimin e masës muskulare.

Përveç benefiteve të cekura më herët, farat e lulediellit janë të pasura gjithashtu me minerale shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, të cilat janë zinku dhe seleni.

Kështu që, kur hani farat e lulediellit nuk do të kënaqeni vetëm  me shijen e tyre, por gjithashtu po e ndihmoni përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm. /Daily Medicine

Author: admin