Për ty që ke qejf një Binjak: Ja se si është në të vërtetë kjo shenjë ;)

Shiko, e dimë që një Binjak është një person i parezistueshëm. Të kuptojmë fare mirë nëse e ke qejf, ndaj të vijmë në ndihmë me një guidë super të nevojshme për ty.

Pra, le të flasim për Binjakët!

Binjakët janë të shpejtë, super inteligjentë, përshtaten me çdo gjë dhe mbi të gjitha, janë njerëz shumë kuriozë. Të gjitha këto karakteristika i bëjnë kaq unikë e specialë, ndaj është mëse normale të ndihesh i/e magjepsur prej tyre. Binjakët nuk janë kurrë njësoj, ata pëlqejnë që të kenë shumë opsione dhe të njohin këdo!

Binjakët janë një shenjë Ajri, njëjtë si Peshorja dhe Ujori, ndaj mund të duken paksa të largët fillimisht. Ama, na beso! Kur një Binjak të do, e kupton se cili është përkufizimi i ndjesisë më sublime.

Cilësitë e Binjakëve

Të zgjuar dhe ndonjëherë, më të sinqertë seç duhet

Ndjenjat nuk janë fiks ato që mund të përshkruajnë Binjakët. Kjo shenjë nuk shquhet për shprehjen e ndjesive, madje nëse dikush qan, një person Binjak nuk di fare se ç’të bëjë. Por, nga ana tjetër do të të japë këshilla që do të të trondisin dhe do të të bëjnë të mos e marrësh më veten nga përplasja e të vërtetës në fytyrë.

Rinorë, ndonjëherë të papjekur

Binjakët janë gjithnjë të rinj në shpirt. Janë si të thuash, Peter Pan-ët e horoskopit, në aspektin fizik dhe mendor. Ata dinë trendet më të fundit për modën, kujdesin ndaj lëkurës etj, madje, e kanë frikë edhe konceptin e vdekjes. Por fakti që për ta mosha nuk lëviz, i bën ndonjëherë të pamatur dhe egoist.

Janë të shpejtë dhe të nxituar

Mërkuri është planeti që lidhet me shpejtësinë, ndaj Binjakët janë të shpejtë! Ata mendojnë, lëvizin, flasin, mbyllin gjërat, ndryshojnë mendjen me shpejtësinë e erës dhe kjo, jo gjithnjë është pozitive.

Kuriozë dhe mjeshtra thashethemesh

Do të dish diçka për dikë? Shko direkt te një Binjak. Kjo shenjë është kaq e informuar (mjeshtre në thashetheme) sa është e pazakontë që të mos ketë informacione mbi këdo. Gjithashtu, Binjakët janë kuriozë dhe duan që gjithë kohës të dinë gjëra të reja. Kështu, e justifikojnë dhe dëshirën për thashetheme. 😉

Interesat më të zakonshme

Të shkruajë dhe të lexojë
 
Të udhëtojë
 
Të festojë
 
Të bëjë shuuumëëë miq
 
Të flasë dhe të pijë alkool

Çfarë u pëlqen Binjakëve?

Intelekti – Një person i mençur, i mprehtë dhe kreativ është gjithnjë shumë seksi në sytë e Binjakëve.

Të komunikojë – Një Binjak udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit, eksplorimit dhe vizitimi i vendeve të reja. Ndaj, nëse di të komunikosh, je i/e denjë për zemrën e Binjakëve.

Çfarë nuk u pëlqen Binjakëve?

Personat e ngjitur – Njerëzit e ngjitur janë thjesht një “JO” e madhe sa bota për Binjakët. Kjo shenjë e di vetë kur të afrohet dhe të të shprehë dashurinë. Duke qenë se njihet si një shenjë e pavarur dhe *chill*, mësohu me ritmin e saj.

Mungesa e interesit në tematika të ndryshme – Binjakët duan të flasin për gjithçka, ndaj nëse ty të mungon interesi për të rejat më të fundit, le të themi që nuk do ecë si bisedë.

Author: horoscope