Pas 10 ditësh, tokat akoma të përmbytura në Lezhë, banorët: Me këtë qeveri po bëjmë vetëm indietro

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe bashkia.

Ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj u takua me banorë në Spiten, një zonë ku nuk ka shkuar askush për të parë situatën dhe për të vlerësuar dëmet.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë.”- u shpreh një banor, i cili ka humbur gjithë pularinë dhe të mbjellat për shkak të bllokimit të kanaleve.

“Vijnë vetëm para zgjedhjeve, heqin ca kallama, por kanalet nuk hapen, kur ka përmbytje në dimër, por muaj më parë”- shpjegoi një banor më profesion agronom.

“Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë”- tha një banor tjetër.

Të braktisur nga qeveria, pa investime, pa mbështetje banorët shprehen të bindur se vendit i duhen ndryshimi.

“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”- theksoi përfaqësuesja e PD, Lindita Metaliaj.​

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

 

Author: admin