Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin që i mori jetën tre personave sot në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15.
“News 24” raporton se nga hetimet e deritanishme të policisë, ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Audi’ që drejtohej nga oficeri i burgut të Peqinit, Tonin Mëhilli, i cili është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ ku udhëtonin dy bashkëshortët Bajram dhe Merushe Koni si dhe një 10-vjeçar.
Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë kjo dhe për shkak të shpejtësisë së madhe të dy mjeteve, ndërsa ata kanë përfunduar në pjesën metalike anës rrugës.Tpz.al