Një grua zhvilloi një alergji të pazakontë ndaj lëkurës së saj kur ishte shtatzënë 10 vite më parë, ndërsa vazhdon ta vuajë edhe sot. 33-vjeçarja vuan nga një crregullim i rrallë shtatzënie, pemphigoid gestationis, një sëmundje autoimunitare që shkakton flluska të acaruara në lëkurë.
“Gjithçka nisi në tremestrin tim të tretë, kisha kruarje në pëllëmbë dhe këmbë e nuk mund të flija. Më dukej sikur më ngjethej lëkura”.
Kur iu drejtua urgjencës pasi iu shfaqën njolla të kuqe, ata i thanë se kishte zgjeben, por me daljen e flluskave stafi mjekësor nuk kishte një përgjigje. Ishte një dermatolog që gjeti shkakun duke i thënë se sëmundja ishte kaq e rrallë sa mund të prekte një në 40-50 mijë shtatzëni.
“Dermatologu kishte parë një rast të tillë para 13 vitesh, ndërsa mjeku obstetër para 30. Nuk vishja dot rroba të zakonshme sepse flluskat plasnin dhe rridhnin, lëkura ngjitej pas veshjes dhe thahej, kështu që kur i hiqja, hiqej edhe lëkura ime. Vishja vetëm fustane spitali”, rrëfeu 33-vjeçarja.
Një javë përpara lindjes, nuk pati më flluska por sëmundja ishte problematike për të. Pasi mjekët nxorën foshnjen, lëkura e saj ndryshoi ngjyrë nga e kuqe e acaruar në lejla mavi. Iu deshën 3 vjet që t’i shëroheshin shenjat. Tashmë pas lindjes së djalit, ajo përjeton shpesh rishfaqje të sëmundjes herë pas here në rastet e ndryshimeve hormonale apo stresit, por në grada më të lehta.