
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme në disa zonë në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike.
Kjo do të ndodhë nga ora 09:00-13:00 për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, ndaj energjia do të stakohet në zonat e Kodra e Priftit, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, Ish Parku Komunal, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani.
Për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, në datën 3 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Kodra e Priftit, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, Ish Parku Komunal, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani”, thuhet në njoftimin e OSHEE.