“Nuk ka dallim moshe”, mjeku Kalo publikon pamjet e mushkërive të dëmtura të të rinjve që kanë humbur jetën nga Covid-19 (FOTO)

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka bërë dhe një herë apel për respektim të masave anti-Covid,  pasi virusi është duke prekur të gjitha moshat.

Krahas shkrimit ku mjeku bën apel si dhe kërkon që të gjithë ata që shkelin masat të ndëshkohen,  Kalo ka ndarë dhe foto të mushkërive të të rinjve që janë të prekur nga koronavirui Covid-19.

Ai shkruan se imazhet e mushkërive janë të personave të rinj në moshë të cilën nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Postimi i plotë:

“Kohë Kovidiane….24.02.2021…Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 ka mbi një vit i pranishëm mes nesh, duke shkaktuar jo pak lëndime te shëndetit të dhjetra mijra individëve, por edhe qindra e qindra jetë humbje….NËSE në fillimet e përballjes me këtë “flamë mbarëbotërore” u krijua ideja se ajo prekte kryesisht moshat mbi 60 vjeç dhe në veçanti individët me komorbozitete, ecurija e saj na tregoj se kushdo mundet të rrezikohet nga prekja prej tij…..

Në ndërkohë mutacinet kineze, amerikane, italiane, britanike, braziliane, afrikano jugore, etj. kanë ndikuar në mbajtjen gjallë dhe në shpejtësinë e përhapjes, po ashtu edhe në shtimin e ndërlikimeve dhe jetëhumbjeve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Futja në përdorim e Vaksinave sigurisht do të ndikojë në uljen e rasteve të prekura, POR duhet të ndërgjegjësohemi se edhe dita e vaksinimit të gjithë popullatës nuku është aq e afërt….MBETEN kurdoherë të plotëvlerta si respektimi i vetëvetes së mirëndërgjegjsuar po ashtu edhe përkujdesi ndaj jetës së kujtëdo që gjallon rreth nesh….KURRË të mos harojmë se respektimi i trinomit të masave kufizuese në përhapjen e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19: Maskë, Distancim fizik dhe Higjenë personale dhe kolektive (MDH), kanë mbetur ndër shekuj tejet efektivë në luftën ndaj Pandemive të ndryshme….EKZEKUTIVI dhe ORGANET ligjzbatuese të mos tregohen tolerantë ndaj kujtdo që shkel respektimin e masave të aprovuara, qoftë ai/ajo funksionar i lartë, ministër, deputet, drejtues partije apo edhe qytetar i thjeshtë….

Grumbullimet në takimet elektorale, në ndodhitë familjare, në mjetet e transportit publik apo edhe në mjediset e shkollave, si edhe mungesa e zbatimit të masave të higjenës në mjediset kolektive, po ndikojnë dhe do të vijojnë të ndikojnë në shtimin e rasteve të infektimeve nga Sars-Cov2/Covid-19….FUSHATA ELEKTORALE për zgjedhjet e parlamentare të 25 Prillit 2021, për asnjë dekikë nuk duhet të zbehë përditshmërinë e punës dhe përpjekjeve në përballjen me Sars-Cov2/Covid-19….JO PËR TË FRIGUAR grup moshat nën 40-45 vjeç, por për t’i ndërgjegjësuar ato i kam bashkëngjitur këtij postimi imazhe të CT-Scannerave, të disa individëve të këtyre grupmoshave që nuk kanë mundur t’a fitojnë betejën e përballjes me këtë “flamë”….Përpiquni të qëndroni sa më larg ndikimeve jo dobiprurëse të Gjithologëve dhe Anal-istëve, që fatkeqsisht kanë mbirë kudo në TV apo në Shtypin e shkruar dhe në Rrjetet sociale…JU DUAM dhe jo pak rrezikojmë edhe jetët tona në vijën në parë, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë të mundet në MIRËBESIM dhe MIRËKUPTIM, të ngadhnjejmë në këtë “luftë me armikun e padukshëm”….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Kujtojmë se pak ditë më parë një 17 vjeçar vdiq nga covid.

 

Author: admin