Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur tek një tjetër dështim sipas tij, të kryeministrit Edi Rama.
Kur na ndajnë 52 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Basha rikujton përmes një video në “Instastory”, se gjatë viteve 2017-2019 në Shqipëri, janë pastruar 1.6 miliardë euro.
Këtë pretendim, ai e mbështet nga një raport të publikuar nga “Global Initiative”.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
52 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite.
Sa para janë pastruar në Shqipëri në periudhën 2017-2019?
Përgjigja: 1.6 miliardë euro.