Një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, shumë familje ende të lënë në harresë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Shumë familje në Njësinë numër 4 në Tiranë, të dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, janë lënë në harresë nga shteti. Valbona Rama, banore në këtë njësi, me shpresën e humbur, thotë se ende nuk e di se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj.

Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike,

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ina K. Zhupa

, ajo thotë se pas disa kërkesave në Bashkinë e Tiranës, ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshme shtëpinë e saj, por që deri më tani nuk ka shkuar njeri për t’i thënë se çfarë do bëhet më tej. Ajo gjithashtu shprehet se në shtëpi po qëndrojnë me frikë duke qene ̈se nuk kanë ku të shkojnë, pasi shteti nuk u ka dhënë as bonus qeraje.

Valbona Rama: Jam Valbona Rama. Jam ankuar për shtëpi te Bashkia, kanë ardhur nja dy-tre herë ato edhe e kanë parë, kanë thënë që do ta rregullojmë, më thanë që do të japim dhe bonus, nuk më kanë dhënë as ndihma, asnjë gjë s’po bëhet.

Ina Zhupa: Ju kanë ardhur ekspertë?

Valbona Rama: Kanë ardhur, ata të Bashkisë kanë ardhur.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Ina Zhupa: Kur erdhën, çfarë ju thanë? Është e banueshme?

Valbona Rama: Është e pabanueshme tha shtëpia, nuk banohet këtu tha, do t’ju ndihmojmë edhe juve tha dhe asnjë gjë s’po na japin. Të paktën të vijnë ta rregullojnë vetë. Nuk dua as lekë, asnjë gjë se këtu nuk jetohet. Po të kisha unë para, unë e rregulloja vetë, nuk prisja ata të vinin, po unë kam hall se do fillojnë shirat tashi, se erdhi dimri edhe do pikojë gjithë shtëpia edhe ku do rri me gjithë kalamajtë, nuk e di.

Ina Zhupa: Ju jetoni këtu?

Valbona Rama: Këtu, ja te kjo shtëpia e kalbur që është nga tërmeti. Kam një vit. Që në shtator është bërë kjo punë. Dokumentat i kam. I kanë bërë me fotografi e me të gjitha dhe kur vjen puna asnjë gjë s’po bëjnë. Unë dua që nga Bashkia, qeveria të më vijë të më rregullojë shtëpinë. Asnjë gjë tjetër nuk dua, se po jetoj si mos më keq!

 

Author: admin