
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Korçë. Pas Vlorës, një tjetër i moshuar që kishte ndërruar jetë prej disa javësh është gjetur në banesën e tij. Një shtetas rreth 70 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Nga infot paraprake ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë. Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore.
Kjo sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.