Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, 5 në pranga

Policia Vendore në Durrës, bën me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin: P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg. lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Luz, Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi. M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur. K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Author: admin