Ndotja e ajrit dhe dhuna në familje: Një i arrestuar dhe një nën proçedim penal në gjendje të lirë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Policia Vendore e Durrësit deklaroi se vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore, ndërsa është proçeduar penalisht një shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, proçeduan penalisht shtetasin:

  1. B., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Makarash”, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: E. S., 31 vjeç, banues në Burizanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Author: admin