Mustafaj: “Kushëriri” i Bashës u përdor politikisht, propagandë primitive e Veliajt

Ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, tha në ABC se Altin Basha, i përfolur në media si kushëriri i Lulzim Bashës që i bashkohet PS-së është përdorur politikisht. Mustafaj tha se, propaganda që bën Erion Veliaj është primitive, pasi tregon se as ai vetë nuk është njeri i lirë. Ai gjithashtu theksoi se, personi një fjalë nuk është kushëri i afërt i Bashës, ashtu sikurse u prezantua nga të majtët.

Ndalur te bashkëshortja e kreut të PD-së, e cila nuk voton dot më 25 Prill për shkak të nënshtetësisë holandeze, Mustafaj tha se kjo është çështje etike, por në fakt shtoi se Aurela Bashës nuk i mungon dëshira për të qenë pjesë e këtij procesi.

Altin Basha është plotësisht i përdorur. Nga pikëpamja etike nuk është e mirë që bashkëshortja e kryeministrit të ardhshëm nuk voton dot, pasi nuk ka nënshtetësi shqiptare. Është vetëm një çështje etike pasi do kishte një dëshirë të madhe të votonte. Kjo lloj propaganda që bën Erion Veliaj është primitive.

Ai tregon se nuk është vetë në njeri i lirë. T’i përdorësh këto lloj argumentesh kundër kundërshtarit politik do të thotë se të mungojnë argumente. Altin Basha shkon shumë më larg se djali i xhaxhait. Nëse ai e lejon veten të përdoret është faqja e tij e zezë. Basha është në moshën kur duhet të jetë ‘IN’. Të gjitha i ka për të qenë ‘IN’. Por instagrami është sot një mjet i rëndësishëm komunikimi. Përdorimi i mjeteve të komunikimit është shprehje e vullnetit për të komunikuar”, tha Mustafaj. tpz.al

Author: admin