Mungon Albin Kurti, Vjosa Osmani kryeson listën e Vetëvendosjes.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa janë fshirë numrat e kandidatëve që u është mohuar kandidimi.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara broshura këtë vit ka disa specifika më ndryshe pasi disa parti për shkak të vendimit të KQZ-së do të garojnë në zgjedhje me më pak kandidatë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin. Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavrici me numër 31.

Nga lista e AAK-së mungon kandidati me numër 20 që ishte Gani Dreshaj, kurse te NISMA mungon numri 10 që ishte Vesel Krasniqi tpz.al

Author: admin