Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin pasditen e kësaj të diele. Mësohet se në Orikumi dhe fshatrat përreth prej disa orësh ka munguar energji elektrike, si pasojë e shkëputjes së kabujve elektrik nga era.
Orikum, Tragjas, Dukat fshat, Dukat Fushë, Radhim dhe Llogora kanë mbetur pa energji.
Të gjitha këto zona vazhdojnë të vuajnë mungesën e energjisë, ndërsa ndërhyrje e OSHEE mund të nisini nga dita e nesërme.
Një fenomen i përsëritur është mungesa e energjisë, sa herë që ka erëra të forta në këtë zonë.