Mot i qëndrueshëm dhe temperatura deri në 26°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 25°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

Author: admin