Frutat janë një prej ushqimeve më të shëndetshme që natyra na ka dhuruar. Sëcila prej tyre është plot benefite për trupin tonë. Na japin vitamina dhe minerale që trupit tonë i duhen për të qenë në formë të mirë. Disa prej tyre mund të përballlojnë një prej sëmunjeve më delikate që ekziston: tumorin, i cili merr jetën e shumë njerëzve çdo vit. Kështu që do t’ju tregojmë disa fruta anti-tumorale që duhet të shtoni në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje.
Boronicat
Mes frutave më të mira antitumorale janë boronicat, shumë të pasura me antioksidantë. Më specifikisht, antioksidanti prezent në boronica është antocianina. Së bashku me acidin elagjik dhe uroliteve, boronicat ndihmojnë për të minimizuar dëmin e radikaleve të lira në ADN, që mund të shkaktojnë kancereni.
Minimizojnë zhvillimin e qelizave tumorale të gojës, zorrës së trashë, gjoksit dhe prostatës. Vitamina C është një tjetër element që redukton kancerin dhe gjendet me bollëk në këto fruta të vegjël. Lufton radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, ndërsa parandalon formimin e tumoreve.
Rrushi
Rrushi zë vendin e dytë në vendin e frutave antitumorale dhe duhet ta përfshini në dietën tuaj sa herë të mundeni. Në cipën e rrushit gjendet një përbërës natyral i quajtur rezveratrol. Ky komponent është më i pranishëm tek rrushi i kuq dhe vjollcë. Është treguar që trajtimi i qelizave kancerogjene të zorrës së trashë me komponimet e rezveratrolit redukton në mënyrë domethënëse aktivitetin e dekarboksilazës së ornitinës. Kjo enzimë është çelësi për rritjen e qelizave tumorale, kështu që sa më pak prej saj, aq më mirë është.
Avokado
Duke qenë e pasur me acide yndyrore, avokadoja bën pjesë në grupin e frutave antikancerogjene. Është një burim i mirë i glutationit, një antioksidant. Ndihmon në eliminimin dhe shkatërrimin e radikaleve të lira që mund t’i japin origjinë qelizave tumorale. Avokadoja ka dhe sasi të larta të vitaminës C që gjthashtu mban larg radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, kështu parandalon formimin e tumoreve. Karotenoidet e gjetura tek avokadoja ndalojnë zhvillimin e tumoreve të protatës, kancerit të gjirit dhe kavitetit oral.
Ananasi
Një prej frutave antikancerogjene të preferuara nga të gjithë është anansi. Ky frut ekzotik përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe ka aftësinë për të elminuar qelizat kancerogjene dhe lë vetëm ato të shëndetshme. Bromelina ka veti të mëdha anti-inflamatore dhe është efektive për luftimin e dhimbjeve të ekstremeve. Kjo do të thotë që përfitojnë dhe ata që vuajnë nga artriti. Efekti anti-inflamator dhe atnikoagulant i bromelinës rrit imunitetin taj. Kjo e bën trupin tonë edhe më efektiv në luftën kundër kancerit.