Maskat, shiringat dhe ilaçet e skaduara pushtojnë lumenjtë.

Me pandeminë covid 19 është shtuar ndjeshëm sasia e mbetjeve spitalore dhe për pasojë edhe rreziku që na vjen prej tyre. Katër kompani janë licencuar për t’i asgjësuar ndërkohë që dhjetra spitale e kanë teknologjinë për t’i asgjësuar.

Miliona euro shpenzohen për këtë proces ndërkohë mbetjet spitalore i gjejmë në natyre.

……………………………………………………………….

Investigimi i plotë

Deri më 9 marsin e  vitit të shkuar nuk ishte e zakonshme të shihje maska të hedhura në trotuar e ambiente të ndryshme publike. Prej kohës kur maska u bë thuajse e detyrueshme për shkak të pandemisë, është kthyer tashmë në mjetin e përditshme për shqiptarët si për mbarë globin. Rrugëve të qytetit gjen rëndom maska të hedhura dhe ky është një farë treguesi për shtimin e sasisë së mbetjeve spitalore. Është vetëm një prej elementëve që përbëjnë mbetjet spitalore në këto kohë pandemie dhe në fakt ndër më pak të rrezikshmit, krahasuar me të tjera mbetje spitalore.

Nga spitalet dhe qendrat shëndetësore prodhohen mijëra ton mbetje spitalore. Çfarë ka ndodhur me këto mbetje spitalore përgjatë këtij vitit? A kanë shkuar ato në destinacionet që referon rregullorja e ministrisë së shëndetësisë.

Është grykëderdhja e Shkumbinit, Vilebashtovë. Mes mbetjeve të ndryshme urbane ka edhe mbetje të rrezikshme spitalore, shiringa, age, plasmsë të ndryshëm, shishe serumi e të tjera. Janë mbetje të hedhura nga spitale të ndryshme që vijën përmes lumit Shkumbin për t’u derdhur në det.

Në Ishëm gjithashtu ka mbetje spitalore në periferi të qendrave të banuara ka gjithashtu mbetje urbane ku përfshihen edhe mbetjet e rrezikshme spitalore.

Janë mbetjet spitalore për të cilat ne paguajmë taksa për tu asgjësuar, por ato na kthehen si helme përmes tokës dhe ujit. Sepse helmet që ato prodhojnë përhapen në hapësirat ku hidhen dhe infektojnë sipërfaqe të shumta tokë, nga të cilat ne marrim fruta perime. Më pas mbetjet që përfundojnë në det na vijnë si helme përmes prodhimeve të detit.

Shqiptarët paguajnë dy herë për këto mbetje, një herë taksat e më pas edhe sëmundjet që vijën për shkak të tyre.

Thuaje në çdo landfill gjen mbetje spitalore të rrezikshme të cilat nuk duhet të ishin aty sepse rregullorja e ministrisë së shëndetësisë e ka përcaktuar qartë rrugëtimin e tyre prej momenti kur ato prodhohen në spitale e qendra shëndetësore e deri në fund kur supozohet të asgjësohen.

Sipas udhëzuesit të ministrisë së shëndetësisë:

Prodhuesit e mbetjeve kanë detyrën për kujdes për të marrë masat e mëposhtme në administrimin e mbetjeve spitalore të gjeneruara nga objektet e tyre:

  • Ndarja që në burim e mbetjeve spitalore nga rrymat e tjera të mbetjeve dhe parandalimi i hyrjes së mbetjeve spitalore në zinxhirin e asgjësimit të mbetjeve të ngurta urbane;
  • Ambalazhimi dhe etiketimi siç duhet i mbetjeve spitalore për të mundësuar identifikimin e lehtë, duke përfshirë dhe informacionin mbi burimin e gjenerimit;
  • Sigurimi i zonave për magazinimin e përkohshëm të sigurt dhe të siguruar të mbetjeve spitalore;
  • Sigurimi që personeli i tyre të merr të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në trajtimin e mbetjeve spitalore, dhe sigurimi i trajnimit të mjaftueshëm për ta; dhe
  • Përpilimi i një Plani Administrimi të mbetjeve spitalore për referencë nga personeli i tyre.

Në veçanti, Rregullorja kërkon që të gjithë prodhuesit e mbetjeve të organizojnë asgjësimin siç duhet të mbetjeve të tyre spitalore. Prodhuesit e mbetjeve konsiderohen se kanë kryer detyrën nëse ata dorëzojnë mbetjet tek një subjekt i licencuar për grumbullimin e mbetjeve spitalore, ose organizojnë  dërgimin e mbetjeve në një pikë grumbullimi apo në një subjekt të licencuar për asgjësimin e mbetjeve spitalore. Gjithashtu, rregullorja kërkon që prodhuesit e mbetjeve spitalore të regjistrojnë mbetjet spitalore që kanë dorëzuar tek një subjekt i licencuar për grumbullimin e tyre, ose dërguar në një pikë grumbullimi apo në një subjekt të licencuar për asgjësim si dhe të verë këto të dhëna në dispozicion të Inspektoratit Sanitar Shtetëror, Inspektoratit të Mjedisit dhe Inspektoratit të Pushtetit Vendor për inspektim, me kërkesë të këtyre të fundit.

Prania e mbetjeve spitalore nëpër ambiente publike apo edhe në landfille mbetjesh urbane, tregon qartë se kjo rregullore nuk respektohet.

Më30 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u bë pjesë e një aksioni të Europol i cili kishte qëllim pikërisht menaxhimine mbetjeve të shtuara spitalore në Shqipëri. aksioni kishte për qëllim shmangien e hedhjes së tyre në natyrë. Mesa duket policia shqiptare vetëm ka regjistruar emrin në këtë kasion ndërkombëtare ndërkohë që nuk ka asnjë hap më tej në kontrollin e këtij procesi. Askush nuk ka raportuar për hedhjen e këtyre mbetjeve spitalore në natyre. Policia nuk deklaroi asnjëherë asnjë raport kontrolli mbi institucione shëndetësore që kanë për detyrë të organizojnë udhëtimin në destinacionin e duhur të mbetjeve spitalore.

Në tabelën e publikuar në institucionin e drejtorisë së Mjedisit, rezulton se nga 69 spitale dhe qendra shëndetësore në të gjithë vendit u prodhuan rreth 6 mijë ton mbetje në një vit të cilat konsiderohen të rrezikshme në se ato nuk riciklohen sipas rregullave.

Vetëm Qendra Spitalorë Universitare Nënë Tereza gjatë periudhës së pandemisë nga marsi i vitit të kaluar deri tani ka prodhuar 29 ton mbetje COVID. Rritja është e konsiderueshme pasi bëhet fjalë edhe për mbetje te cilat janë të rrezikshme për shkak të nivelit të lartë të infeksionit dhe kërkohet që të respektohen të gjitha rregullat nga të gjithë aktoret e përfshirë.

Por cila është situata në terren? Kthehemi sërish në Lushnje ku shihet qartë se në vendin e grumbullimi të plehrave në Lushnje. Mbetjet spitalore të patrajtuara janë në landfill bashkë me të tjera mbetje urbane. Është e pamundur të mësojmë në se këto mbetje janë hedhur direkt nga spitalet apo nga kompanitë të cilat janë të licencuara për trajtimin e tyre. Mund të ndodh që kompani që fitojnë tendera për të asgjësuar këto mbetje, shmangin procedurën dhe i hedhin në natyrë. Ndoshta janë edhe spitalet autorë të kësaj masakre. Për këtë mund të përgjigjej agjencia kombëtare e mjedisit, autoriteti i ngarkuar të kontrollojë procedurën e asgjësimit të mbetjeve spitalore.

Shqipëria ka legjislacionin e duhur për trajtimin e këtyre mbetjeve. Prej më shumë se 10 vitesh ligji në Shqipëri është i njëjtë si në Bashkimin Eurpoian por realiteti është ky që po shihni në ekran.

Agjencia kombëtare e mjedisit do të duhej të ndiqte hap pas hapi procesin e trajtimit të mbetjeve por me sa duket nuk ka asnjë kontroll.

Në Shqipëri janë katër kompani të cilat janë licencuar për të trajtuar mbetjet spitalore të rrezikshme. Do të tregojmë rrugën se si një subjekt pajiset me nje leje të tillë, cilat janë detyrimet e tyre dhe cili është roli i autoriteteve për ti kontrolluar.

Një proces kaq i rëndësishme sic është trajtimi i mbetjeve spitalore behet me anë të vetdeklarimit nga ana e kompanisë së licencuar. Kompani plotëson dokumentacionin dhe e dorëzon pranë Agjencisë Kombetare të Mjedisit (AKM) ku jep të dhënat për teknologjinë që disponon dhe mënyrën e trajtimit të mbetjeve për ti bërë më pas sterile e të depozitohen pranë lanfilleve apo inceneratoreve të cilat i djegin. AKM i beson një biznesi privat të deklarojë se disponon teknologjinë e fjalës së fundit për trajtimin e mbetjeve të tilla dhe nuk kryhet kurrë një kontroll për të vërtetuar se kjo teknologji ekziston.

Ne do të përpiqemi të japim të dhëna për katër kompanitë të cilat kryejnë aktivitetin në këtë fushë për të parë nëse teknologji e deklaruar nëpër dokumentacionet e  aplikimit për licence, në të vërtetë a kanë brenda godinave të tyre. Katër kompanitë që operojnë në trajtimin e mbetjeve spitalore janë: Pura medical që ka fituar të drejtën e lejes së tipit A që trajton 1000 kliogramë për cikël por nuk e specifikon llojin e teknologjisë që përdor. Ndërsa në lejen e tipit B theksohet se trajtohen mbetjet me teknologjinë ISS AC 575. Është kjo teknologji. Pura Medical ndodhet ne Elbasan. 

Vale Recycling, ka leje mjedisore të tipit B dhe asgjëson me teknologjinë ECONOS dhe NEËSTER dhe ka një kapacitet rreth 190 kilograme për cikel në të dy teknologjitë.

Kompania e katërt e cila ushtron aktivitetin në këtë fushë është Medi-Tel. Në 20 nëntor 2020 kjo kompani ka aplikuar për të ndërtuar një incinerator në zonën e Kasharit në Tiranë dhe zotëron leje mjedisore te tipit A.

Një tjetër kompani me qendër në Elbasan që operon në këtë fushë është ECO RICIKLIM, dhe përdor teknologjinë e tipit NEWSTER me kapacitet.

Drejtuesit e kësaj kompanie pranuan të na tregojë procesin e trajtimit të mbetjeve spitalore dhe teknologjinë që përdoret për të parë nëse ishte e njejta teknologji me atë që kishin deklaruar në licencë.

Nis kështu trajtimi i mbetjeve që vijnë nga qendrat spitalore. Siç duket ato vijnë të paketuara në koshat përkatës me të cilët qendrat spitalore pajisen nga kompania vazhdon më pas me shkarkimin e tyre dhe ruajtjen ne kete magazinë. Më pas ato kalojnë në zonë në e trajtimit në temperature shumë të larta. Pas më shumë se 40 minuta mbetjet tashmë të sterilizuar dhe pa asnjë rrezik futen në këta thasë, të cilët më pas depozitohen në vendet e përcaktuara si landfill apo incerenator.

Ne nuk mund të paragjykojmë kompanitë e tjera sa i përket korrektësisë, nëse ato e kanë vërtetë teknologjinë e deklaruar por dimë me siguri se asnjëra nga këto kompani nuk monitorohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Për procesin e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Agjencia nuk ndjek në të vërtetë ansjë hallkë të procesit. Nuk merret në konsideratë as konsultimi me komunitetet ku ndërtohen godinat e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Më 20 nëntor 2020 një ndër kompanitë e trajtimit të mbetjeve, Medi-Telka aplikuar për të ndërtuar një incinerator në zonën e Kasharit në Tiranë pasi ështe e pajsur me leje mjedisore të tipit A.

Author: admin