
Ashtu siç dhe ishte parashikuar mbrëmjen e së mërkurës, në sheshin përpara Bashkisë së Durrësit, u zhvillua protesta “Largoni mbeturinat, mbroni jetën”. Shoqëria civile, përfaqësues së opozitës vendore dhe qytetarë të Durrësit, janë bërë bashkë në një protestë paqësore, që erdhi si pasojë e situatës së rëndë mjedisore që është krijuar prej disa ditësh, për shkak të mospastrimit të kontenierëve të plehrave.