Kuvendi sot: Rruga ime s’ndalet! – fjala e Saimir Tahirit

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Në orën 10: 12 Kuvendi është mbledhur për të vendosur nëse duhet hequr imuniteti dhe autorizohet prokuroria për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri.

Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria  se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

I pari që e mori fjalën ishte deputeti  Saimir Tahiri i cili deklaroi se çfarëdo vendimi që do të merrte kuvendi nuk ndalte dot rrugën e tij për të gjetur drejtësi.

Tahiri: Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar. Kështu që unë do jua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur, askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak e mbi të gjitha nuk pres ta gjej të drejtën time dhe të vërtetën time këtu në Parlament, po aty ku më takon para drejtësisë dhe para qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin cilido qoftë, rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot.

Nga ana tjetër PD po proteston në Kuvend me pankarta në duar ku shkruhet: “Qeveria e drogës qeveria e krimit”

Aktualisht deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj po lexon raportin e hartuar nga opozita PD e LSI që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

Më pas Tahiri u largua nga Kuvendi së bashku me Bashkim Finon.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin