Kuvendi kundër arrestimit të Tahirit: Të hetohet i lirë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për hetim në gjendje të lirë, kontrollin personal dhe të banesës të deputetit Saimir Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër. Ndërkohë është rrëzuar kërkesa e opozitës dhe e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër.

Në seancë në momentin e votimit për imunitetin e Tahirit, nuk ishin vetë ish-ministri Tahiri, Tom Doshi, Vangjel Tavo, Agron Çela dhe ministri Fatmir Xhafaj. Nga 75 vota, 72 vota ishin të PS, (ka 74 mandate po mungon Tahiri dhe Xhafaj) edhe tre vota te PDIU bëjnë 75 votat.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ndërsa kundër ishte gjithë opozita përveç Tavos, Çelës dhe Doshit, qe munguan. Opozita PD dhe LSI e kanë cilësuar si një turp votimin e sotëm dhe si një mundësi të humbur nga qeveria për të treguar se është pro reformës në drejtësi.

Author: admin