Varianti Delta po shfaq shenja të tjera krahasuara me llojet e reja të virusit.
Mjeku Pëllumb Pipero sqaron se fillimisht ky version jep shenjat e gripit por me kalimin e ditëve, gjendja edhe mund të rëndohet.
Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar rreth 30 pacientë kryesisht të infektuar me Deltën, ndërsa nuk kanë munguar as moshat e reja.
Të prekurit me variantin delta të koronavirusit po shfaqin klika të ndryshme nga ata që kanë patur pacientët e infektuar me versionet e tjera të Covid-19, përfshirë origjinalin.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se fillimisht shfaqen shenjat e një gripi normal, por më pas gjendja mund të agravojë.
“Përgjithësisht kanë pasur një gjendje të fshehtë, por me një gjendje pulmonare, pa vështirësi në frymëmarrje dhe pa kollë. Kjo dëshmon se Delta ka një sjellje të ndryshme në fazat e para. Mund të dëmtojë shpejt pulmonet pa mundësi rikuperimi.”
Pipero sqaron se Delta përhapet nga një person në tjetrin brenda 5 minutave, ndryshe nga variantet e tjera.
“Nëse një person me Covid dikur për tu infektuar donte 15 minuta, ndërsa tani bëhet më pak se 5 minuta.”
Rreth 30 pacientë ndodhen aktualisht në spitalin infektiv në gjendje të lehtë dhe të rëndë, mes tyre edhe të rinj.
“Moshat janë të ndryshme, ka edhe mosha të reja.”
Pjesa më e madhe e pacientëve që po marrin trajtim spitalor janë të prekur me variantin e ri.
“Mendoj se rastet e shtruara janë Delta, por nuk kemi rekorde të plota laboratorike.”
Përveç kujdesit për të mos neglizhuar asnjë shenjë, mjekët apelojnë të gjitha qytetarët mbi 18 vjeç të kryejnë vaksinën anticovid, si të vetmen rrugë për tu ruajtur nga virusi.