
Dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar me motor, teksa po ktheheshin nga një dasëm.
Sipas policisë, Piro Koci 57 –vjeç ka humbur kontrollin e motorit duke rënë në asfalt, pasi po ktheheshin për në Seman.
Të dy janë dërguar në spital, ndërsa më e rëndë paraqitet gjendja e 57-vjeçarit, që është futur në sallën e operacionit.
Gruaja është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.