Këto shenja mos i kërko në shtëpi, se do jenë në club me miqtë

Çdo grup shoqëror ka një tip/e që e ka mendjen vetëm për të dalë dhe për të festuar. Në shumicën e rasteve, personi në fjalë u përket një prej këtyre shenjave.

Binjakët

Si një shenjë shumë sociale, Binjakët e kanë të vështirë të mbyllen në shtëpi. Kjo shenjë do qejf, drita, vëmendje, pije, biseda, drama…Binjakët përbëjnë ndoshta shenjën më interesante për historitë e dashurisë, thashethemet bombastike dhe planifikimin e mbrëmjeve me gocat/çunat.

Gjithashtu, kjo shenjë do të krijojë kujtime të reja, të bëjë selfie, të argëtohet dhe të shijojë momentin.

Luani

Luani çdo ditë ka një qëllim: Të numërojë ditët deri te mbrëmja që do dalë me miqtë. Luani lë kokën për vëmendjen dhe mundësisht do që e gjithë bota ta shohë. Kjo shenjë do të kërcejë, të këndojë, të flirtojë, të argëtohet dhe të mos mendojë fare për të nesërmen.

Nëse s’e gjen duke kërcyer, e gjen në banak, duke porositur pije dhe shotsa.

Shigjetari

Shigjetari, natyrshëm, është një shenjë që pëlqen aventurat dhe do të krijojë njohje të reja me njerëz interesantë. Si një shenjë zjarri, do që të bëjë qejf, të mos limitohet dhe në të njëjtën kohë, të kënaqë edhe njerëzit që e rrethojnë.

Si një shenjë shumë besnike, ajo e vlerëson raportin me të tjerët dhe mund të themi me bindje se vajzat dhe djemtë që kanë nderin të dalin me të, janë të bekuar që kanë në jetë një Shigjetar.

Author: horoscope