Disa çrregullime shëndetësore që janë të zakonshme tek njerëzit, i prekin gratë ndryshe. Megjithëse simptomat mund të jenë të ngjashme, efektet e çrregullimit dhe kujdesi i nevojshëm ndryshojnë për gratë.
Për më tepër, disa nga këto çrregullime i prekin gratë me simptoma shumë me serioze në krahasim me burrat. Për shembull, në ShBA femrat kanë rrezik më të lartë për kancer të gjirit në krahasim me meshkujt.
Disa na çrregullimet apo problemet e tjera shëndetësore, që i prekin gratë më ndryshe janë:
Sëmundjet e zemrës- në bazë të statistikave, sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve tek gratë në Shtetet e Bashkuara. Mëgjithëse këto sëmundjei prekin edhe burrat, gjithsesi rezikshmëria e vdekjes është më e lartë tek femrat.
Shëndeti mendor- gratë kanë më shumë shanse të shfaqin shenja te depresionit dhe ankthit në krhaasim me burrat. Depresioni është problem më i zakonshëm i shëndetit mental tek gratë.
Osteoartriti- është forma më e zakonshme e artritit, e cila shkakton dhimbje të muskujve, dhe ënjtje. Artriti prej miliona njerëz në ShBA dhe duket se prek më shumë gra se burra.
Sëmundjet e transmetueshme seksuale- ky lloj i sëmundjeve janë më të shpeshta tek gratë sesa tek meshkujt dhe nëse nuk trajtohen mund të shkaktojnë infertilitet.
Infeksionet e traktit urinar- janë çrregullime që gjithashtu janë më të shpeshta tek femrat sesa tek meshkujt. Këto sëmundje i prekin dy herë më shumë gratë sesa burrat.