Nuk është se duhet ndonjë zbulim i madh shkencor për të kuptuar nëse kemi një jetë seksuale të plotësuar apo jo. Por ajo që ndodh është që të gjithë e pyesim veten nëse kemi numrin e duhur të raporteve në një javë, ose në një muaj, për mos të folur për cilësinë e seksit.
Ka njerëz që bëjnë seks përditë dhe nuk janë të kënaqur, siç ka edhe nga ata që kanë raporte njëherë në vit dhe janë të kënaqur. Duke mbledhur mendimet e ekspertëve dhe rezultatet e studimeve, “Business Insider” ka nxjerrë në pah se ekzistojnë disa elementë që tregojnë për një jetë seksuale kënaqshme, të cilat dritare.net i sjell për ju.
Ke një jetë seksuale të kënaqshme nëse:
Praktikon masturbimin! Po t’i japësh kënaqësi vetës, sipas shumë ekspertëve është e shëndetshme. Do të thotë t’i kushtosh kohë dhe vëmendje vetes tënde edhe pse mund të jesh në çift.
Të të pëlqejë vetja është bazike për të pasur një jetë seksuale të plotësuar! Vetëvlerësimin dhe dëshira duhet të ecin bashkë.
Di çfarë do dhe e kërkon! Nuk ke ndrojtje t’i tregosh partnerit se çfarë kërkon, sepse e di që komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje të mirë. Por kjo nuk duhet të ndodhë vetëm në dhomën e gjumit, në mënyrë që kur të mbërrini atje të jeni të joshur.
Nuk ke ndrojtje të provosh gjëra të reja! Pse të mos guxosh? Të provosh eksperienca, lojëra të reja, pse jo? Sigurisht që diçka do të pëlqeje, ia vlen kur kjo është në funksion të një marrëdhënieje më të mirë.
Mos u shqetëso të numërosh, është ajo që thamë në fillim të shkrimit, të jesh i kënaqur seksualisht nuk ka rëndësi numri i raporteve! Dhe një që nuk shqetësohet për këtë, tregon që ndihet i kënaqur me raportet e tij. Nuk ka të bardhë dhe të zezë, nuk ka të saktë dhe të gabuar, nuk ka një numër minimumi ose maksimumi.
Nuk e merr seksin shumë seriozisht! Pa tabu dhe pa siklete: poshtë çarçafëve duhet të ketë argëtim. Ndodh që diçka të duket qesharake ose të mos shkoj si e keni parashikuar, e rëndësishme është ta merrni me sportivitet.