Rindërtimi në Laç, një qytet i gjithi në kantier pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019-ës, po ecën me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet për rindërtimin e pallateve dhe shtëpive të reja në Laç.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e re të Laçit pas katastrofës së 26 nëntorit tragjik, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.
Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare.
Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.
Pallatet e reja, spitali i ri, godina e re e bashkisë shkollat dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar.
Ndërkohë në gjithë bashkinë Kurbin ndërtohen nga e para 6 godina arsimore, 4 shkolla dhe 2 kopshte dhe rikonstruktohen 3 të tjera.