Kanabis në oborret e shtëpive, në pranga tre persona

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Policia e Durrësit, njoftoi se uniformat blu të Krujës, vijojnë kontrollin masiv të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtij aksioni mësohet se janë  arrestuar  në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, ndërsa gjatë këtij kontrolli janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë.

Njoftimi i policisë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Krujë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave përgjegjës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

 

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Author: admin